DYNAMON NRG 1022
10.00$ Original price was: 10.00$.8.00$Current price is: 8.00$.
PËRSHKRIMI:
Dynamon NRG 1022 është një superplastifikatorë shumë efikas i krijuar për prodhimin e betonit cilësor të parapërgatitur (pre-cast).
Ky aditiv ndihmon në përmirësimin e karakteristikave mekanike dhe fizike të betonit, si gjatë fazës së derdhjes ashtu edhe gjatë
forcimit të tij.
Ky produkt është veçanërisht i rekomanduar për prodhimin e betonit që:
• Ka përmbajtje të ulët uji, por ruan punueshmërinë e duhur
• Forcohet shpejt, duke reduktuar kohën e prodhimit
• Është i përshtatshëm për betonin e zakonshëm dhe atë vetë-kompaktues (SCC) .
PËRFITIMET KRYESORE:
• Përmirëson shpërndarjen e grimcave të çimentos, duke krijuar një përzierje më homogjene
• Rrit fluiditetin e betonit, duke lehtësuar derdhjen në kallëpe
• Zvogëlon sasinë e ajrit të mbetur, duke ulur përshkueshmërinë dhe duke rritur qëndrueshmërinë
• Nuk ndikon në hidratimin e çimentos, duke garantuar zhvillim të mirë të rezistencës mekanike
APLIKIMI:
Produkti është gati për përdorim dhe duhet shtuar pasi të jenë përzier përbërësit e tjerë (çimento, agregate, shtesa minerale, etj.) ose
të paktën pasi të jetë shtuar një pjesë e ujit të përzierjes.
Pas shtimit të Dynamon NRG 1022, përzierja duhet të vazhdojë për të paktën dy minuta për të siguruar shpërndarje të njëtrajtshme të
produktit
SHPENZIMET:
0.5 – 1.5 kg për 100kg çimento
PAKETIMI:
Dynamon NRG 1022 në dispozicion në bure me 200 lt ose në cisterna me 1000 lt