MAPEBAND EASY
10.00$ Original price was: 10.00$.8.00$Current price is: 8.00$.
PËRSHKRIMI:
Mapeband Easy – Shirit elastik hidroizolues për fuga dhe nyje strukturore
Mapeband Easy është një shirit elastik hidroizolues, i prodhuar nga Mapei, i cili përdoret për hidroizolimin e fugave, nyjeve
strukturore dhe këndeve në sisteme hidroizoluese. Ky shirit ka një shtresë elastomere të veçantë, e cila i jep fleksibilitet të lartë dhe
rezistencë ndaj ujit dhe plasaritjeve
PËRPARËSITË:
• Elastik dhe i papërshkueshëm nga uji
• Rezistencë e lartë ndaj plasaritjeve dhe lëvizjeve strukturore
• Përshtatje e lehtë në qoshe, fuga dhe bashkime – vazhdime
I•I përshtatshëm për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme
• Mund të përdoret me hidroizolues me bazë çimentoje dhe membrana të tjera Mapei
PËRDORIMI:
• Hidroizolim i fugave dhe nyjeve strukturore në banjo, kuzhina, bodrume, pishina dhe terasa
• Hidroizolimin e nyjeve midis dyshemesë dhe murit për të shmangur depërtimin e ujit
• Aplikime në sisteme hidroizoluese me produkte si Mapelastic, Mapelastic Smart, ose Plastimul
• Mund të përdoret në sipërfaqe të ekspozuara ndaj lagështirës dhe kimikateve
APLIKIMI:
• Aplikoni një shtresë hidroizoluese (p.sh., Mapelastic ose Mapelastic Smart) në zonën e këndeve, fugave apo vzhdimeve ku do të
aplikohet shiriti hidroizolues Mapeband Easy.
• Vendosni Mapeband Easy mbi shtresën e freskët të hidroizoluesit.
• Mbuloni shiritin me një shtresë tjetër hidroizoluese, duke siguruar që të jetë i integruar plotësisht.
• Lëreni të thahet para se të vazhdoni me aplikimin e shtresave të tjera ndërtimore.
PAKETIMI:
10m, 30m.