MAPELASTIC
10.00$ Original price was: 10.00$.8.00$Current price is: 8.00$.
Mapelastic përbehet nga dy komponente, komponenti A-pluhur dhe komponenti B-lëng, të cilat përzihen dhe përfitohet një llaç i
lëngshëm, që mund të aplikohet lehtësisht në sipërfaqe horizontale ose vertikale dhe në trashësi 2 mm për qdo shtresë.
Mapelastic përmban sasi të madhe rezinash sintetike dhe cilësia e tyre e lartë bëjnë që shtresa e ngurtësuar e Mapelastic të jetë
elastike në të gjitha kushtet ambientale, e padepërtueshme nga uji deri në presione 1.5 atm dhe rezistente ndaj kripërave, sulfateve,
klorureve dhe anhidritit karbonik.
APLIKIMI:
Mapelastic ngjitet në të gjitha sipërfaqet, si: beton, suvatime, pllaka qeramike, mermere, etj, mjafton që siperfaqja të jetë e
qëndrueshme dhe e pastruar mirë.
Strukturat e mbrojtura dhe të hidroizoluara me Mapelastic janë të qëndrueshme në të gjitha kushtet ambientale dhe klasat e
ekspozimit.
Hidroizolimi dhe mbrojtja e strukturave të betonit, të suvatimeve dhe të maseteve.
Shembuj të aplikimit:
•Hidroizolimi i vaskave dhe depove të ujit
•Hidroizolimi i banjove, dusheve, terracave, ballkoneve dhe pishinave përpara vendosjes së pllakave të keramikës
•Hidroizolimi i mureve dhe strukturave të betonit nëntokesor.
•Finitura elastike e strukturave të betonit me seksion të hollë dhe me deformime te vogla nën ngarkesë
•Mbrojtja e suvatimeve dhe e betonit me plasaritje nga depërtimi i ujit dhe i elementeve agresive
•Mbrojtja nga anhidriti karbonik i trarëve dhe strukturave të betonit në urat e rrugëve dhe të hekurudhave
•Mbrojtja e siperfaqeve të betonit që janë në kontakt me ujin e detit ose me kripëra të ndryshme
SHPENZIMET E MATERIALIT:
1.70 kg/m² për mm trashësi.
PAKETIMI:
32 kg (24 kg komponenta A , 8 kg komponenta B).