KERANET
10.00$ Original price was: 10.00$.8.00$Current price is: 8.00$.
FUSHAT E APLIKIMIT:
KERANET përdoret për pastrimin e sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme (edhe mbi fasada) nga njollat e cimentos, gëlqeres,
efloreshencat, papastërtite e ndryshme, si edhe ato me origjine vajore
SHEMBUJ TË APLIKIMIT:
KERANET përdoret për:
• Pastrimin e njollave të cimentos ose të gëlqeres nga sipërfaqet e pllakave keramike dhe mozaikeve, si në dysheme ashtu edhe ne
mure.
• Pastrimin e mbeturinave të produkteve me bazë cimento të përdorur si adeziv (p.sh: KERABOND, etj) ose për stukimin e veshjeve
keramike (p.sh: ULTRACOLOR, KERACOLOR FINE dhe GROSO). •Pastrimin e efloreshencave me prejardhje gëlqerore, kriprash, etj.
mbi keramikë ose fugat ndërmjet pllakave, mbi beton, suva, etj.
• Pastrimin e papastërtive të akumuluara në kantierë mbi materialet e ndërtimit si keramikë, lavamane dhe vaska, alumin, çelik të
paoksidueshëm, të kromuar, etj.
• Pastrimin e njollave të lehta të ndryshkut.
KERANET ka për bazë një acid organik special, i cili ka aftësinë të gërryeje njollat dhe efloreshencat njësoj si acidet që janë edhe më
të fortë (muriatik, klorhidrik, sulfurik, etj.) pa cliruar tymra toksik të rrezikshem sic veprojne keta te fundit. Nese KERANET perdoret me
korrektesi nuk i demton fugat e veshjeve prej keramike,edhe nëse këto janë bere me produkte të ngjyrosura (si ULTRACOLOR,
KERACOLOR FINE ose GROSO),por përkundrazi heq efloreshencat që mund të jenë mbi sipërfaqen e tyre.
Paketimi: Bidon plastik me 25, 10 dhe 5 kg, Shishe 1kg ne paketime 12 x 1